Flash

Vuçiç telefonon Putinin, në fokus bisedimet Beograd-Prishtinë

Lapsi.al 10 September 2020
Vuçiç telefonon Putinin, në fokus bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvlluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me në fokus bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtura më 4 dhe 7 shtator. Nga zyra e shtypit të presidencës ruse është njoftuar se biseda, që u zhvillua me iniciativë të palës serbe, u përqendrua kryesisht në çështjen e Kosovës.

“Vladimir Putin konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë për një zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi që është e pranueshme për Beogradin dhe e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Vuçiq ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Me këtë marreveshje, Kosova ka pranuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, ka rënë dakord që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa më 7 shtator pas bisedimeve të mbajtura në Bruksel, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiç konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve, të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik. Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të  mbahet më 28 shtator.

 

Të këshilluara

Krim në familje, vret gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar. 65-vjeçari me iniciale B.I. ka vrarë bashkëshorten e tij, 60-vjeçaren me iniciale XH.I. D...

11:40

Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden është në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12%. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos të mërkurën, i kryer nga data...

11:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI