Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

32 vite nga varja e poetit Havzi Nela/ Bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

Lapsi.al 10 August 2020
32 vite nga varja e poetit Havzi Nela/ Bashkëshortja: SPAK të

Në vitin 1988 poeti Havzi Nela do të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32 vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spacit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. më pas ai u shpall martir i demokracisë dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kane përkujtuar 32 vjetorin e varjes së poetit, dhe kane publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa” shkruan Meta. Ndersa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në bypassin e Fierit

Një person është aksidentuar për vdekje nga një makinë mbrëmjen e sotme në fshatin Baltëz të Fierit. Deri më tani identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Dy...

23:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI