Flash

Ambasada greke në Tiranë sqaron kush mund të kalojë kufirin prej 1 korrikut

Lapsi.al 29 June 2020
Ambasada greke në Tiranë sqaron kush mund të kalojë kufirin

Ambasada greke në Tiranë ka sqaruar se si do të procedohet me lëvizjen e qytetarëve pas datës 1 korrik. Ajo bën të ditur se në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Njoftimi i plotë:

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen: a) Qytetarë grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,

c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik.

Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.

Të këshilluara

Nikolin Jaka preket nga Covid 19

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka preket nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime për News24. Mësohet se Jaka është i shtruar në spitalin Infektiv prej p...

17:07

Tragjike/ Një 16-vjeçar mbytet në liqen

Tragjik ka rezultuar fati i një 16-vjeçari në Kukës, i cili është mbytur në liqen. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit. Burime nga pol...

15:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI