Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Viena pranon: Botërori i Formula 1 nis me garë të dyfishtë në Austri

Lapsi.al 30 May 2020
Viena pranon: Botërori i Formula 1 nis me garë të dyfishtë

Konfirmimi është zyrtar tashmë: në 5 korrik në Austri do të nisë Botërori 2020 i Formula 1. Qeveria e Vienës ka dhënë mendimin në favor, pas kërkesës së organizatorëve, që “kanë prezantuar një plan të plotë sigurie e parandalimi kundër epidemisë Koronavirus”, ka shpjeguar Ministri i Shëndetit austriak. Austria është një nga vendet ku masat parandaluese kanë rezultuar më efikase për përballimin e pandemisë. Nga 15 qershori do të hapen kufijtë me Gjermaninë, Liechtenstein e Zvicrën, por jo me Italinë.

Do të zhvillohen dy Cmime të Mëdha, të dy me dyer të mbyllura, në 5 e 12 korrik në Red Bull Ring, në Spielberg e në Stiria. Do të ishte nisja e sezonit që duhej të ndodhte në Australia të dielën e 15 marsit. Gara debutuese u anullua pak orë nga starti i provave të lira për shkak të pozitivitetit të një pjesëtari të McLaren. Qeveria austriake kishte paralajmëruar që planet për të filluar sezonin në Red Bull Ring - një ide që ishte konsideruar e besueshme nga Formula 1 - do të vlerësoheshin vetëm nëse organizatorët do të ishin në gjendje të siguronin të gjitha garancitë e sigurisë shëndetësore. "Përveç masave të rrepta të higjenës, koncepti gjithashtu parshikon kontrolle dhe teste të rregullta shëndetësore për ekipet dhe të gjithë punonjësit e tjerë - nënvizon Ministria - Elementi thelbësor do të jetë koordinimi i ngushtë midis organizatorit dhe autoriteteve shëndetësore rajonale dhe lokale". Në veçanti, qeveria dëshironte që ngjarja të organizohej në një cirkuit të mbyllur, d.m.th pa kontakte me pjesën e jashtme, me përjashtim të austriakëve të përfshirë në menaxhimin e garës.

Mediat lokale flasin për fluturime speciale për të transportuar skuderitë në cirkuit. Sidoqoftë, vetëm ata që kanë certifikatën shëndetësore me testet për Covid-19 të kryera do të hyjnë në vend për Formulën 1. Austria, që ka regjistruar më pak se 700 vdekje nga Covid-19, ka lehtësuar në mënyrë progresive kufizimet në vend që nga mesi i prillit për të luftuar epideminë dhe nuk ka evidentuar një gjallërim të infektimeve. Nëse gjithçka kalon mirë në Spielberg, sezoni mund të vazhdojë më 19 korrik në Budapest (Hungari). Dy gara janë planifikuar në Silverstone për fillimin e gushtit, por këto do të varen nga fakti se F1 arrin të marrë një përjashtim nga kufizimet e parashikuara aktualisht për karantinën në Britaninë e Madhe. Janë konfirmuar në 30 qershor e 6 shtator Cmimet e Mëdha në Spa (Belgjikë) dhe Monza.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI