Flash

Ndërtoi pa leje, gjobitet me 2.5 mln lekë resorti në Himarë

Lapsi.al 23 May 2020
Ndërtoi pa leje, gjobitet me 2.5 mln lekë resorti në Himarë

Gjobitet një resort që ndërtoi pa leje dhe hidhte mbeturina e inerte në plazh në zonën e Drymadës, Himarë.

Ka qenë Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ata që e kanë marrë këtë masë kundrejt resortit.

Objekti në pronësi të shtetasit A.K, ka ndërhyrë edhe duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

“Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Ndërtim pa leje" – njofton policia.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative - gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Të këshilluara

8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Janë 200 testime dhe 8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, çka tregon një rënie nga një ditë më parë kur ishin 12 raste. Për më shumë se 3 javë nuk k...

11:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI