Flash

Tërhiqet për herë të parë ambasada e SHBA nga qëndrimi "reforma në drejtësi histori suksesi"

Lapsi.al 21 May 2020
Tërhiqet për herë të parë ambasada e SHBA nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri një postim online, duke theksuar se shpreson të mos ketë marrëveshje në Shqipëri kundër reformës në drejtësi. Por ajo që bie në sy është se për herë të parë pranohet që reforma nuk është një histori, sikundër trumbetohej më herët nga ambasada amerikane.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,”shkruan ajo.

Një deputet i mazhorancës u shpreh këto ditë për nevojën e ndryshimit të reformës në drejtësi.

Nga ana tjetër, një sondazh i publikuar edhe nga VOA, tregon se shumica e shqiptarëve nuk besojnë te reforma në drejtësi.

Sipas tyre, ajo ishte selektive dhe sa për sy e faqe.

Të këshilluara

Shkruan histori supermodelja Naomi Campbell

“Naomi Campbell bën histori” është fjalia që ka pushtuar mediat ditën e fundit, pasi modelja me famë botërore habiti botën me veprimin e saj. Ajo duhet të shfaq...

14:14

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI