Flash

Kurti: Kosova e gatshme të rinisë dialogun me Serbinë

Lapsi.al 21 May 2020
Kurti: Kosova e gatshme të rinisë dialogun me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Brukseli. Teksa ka vizituar prodhuesit vendorë në Suharekë, Kurti ka thënë të enjten se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe se ai është duke përgatitur fillimin e dialogut.

“Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës”, - ka deklaruar Kurti. Sa i përket kohës se kur do të mund të rifillojë ky dialog, Kurti ka thënë se kjo gjë është në dorën e Brukselit.

“Pra varet prej Brukselit, kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar, Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, ka thënë Kurti, kur është pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun.

Aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar prej kur autoritetet e Kosovës patën vënë 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Qeveria tashmë në detyrë ka hequr këtë masë, duke e zëvendësuar me reciprocitet për mallrat serbe, por jo edhe ato boshnjake. Kjo masë është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

Shkruan histori supermodelja Naomi Campbell

“Naomi Campbell bën histori” është fjalia që ka pushtuar mediat ditën e fundit, pasi modelja me famë botërore habiti botën me veprimin e saj. Ajo duhet të shfaq...

14:14

I jep fund jetës aktori i Hollywood

Aktori i Hollivudit, Hagen Mills ka vdekur pas një vrasje të mbetur në tentativë. Mills tentoi që të vriste ish partneren e tij Erica Price, 34 vjeç, në reziden...

13:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI