Flash

Shkruan histori supermodelja Naomi Campbell

Lapsi.al 21 May 2020
Shkruan histori supermodelja Naomi Campbell

“Naomi Campbell bën histori” është fjalia që ka pushtuar mediat ditën e fundit, pasi modelja me famë botërore habiti botën me veprimin e saj. Ajo duhet të shfaqej në kopertinën e revistës “Essence” me rastin e 50 vjetorit të krijimit të saj, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19 të gjithë menduan se modelja do ta anullonte. Në fakt, Naomi jo vetëm që nuk e anulloi, por habiti botën me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Ajo e bëri vetë grimin e saj dhe realizoi një foto në kushte shtëpie, të shkrepur me kamerën e aparatit celular.

Kopertina e fundit: Naomi Campbell bën histori

Për herë të parë në histori, në kopertinën e një reviste është publikuar një foto e tillë kaq e thjeshtë. Pavarësisht grimit të thjeshtë, ndriçimit jo të duhur dhe faktit që nuk është prekur aspak nga dora e një artisti apo fotografi, Naomi ka shkëlqyer në kopertinën e “Essence”. Madje, ajo ndihet krenare për foton e saj.

“Ishte një kënaqësi e madhe dhe eksperiencë e pazakontë për mua që të realizoja setin fotografik për kopertinën e 50-vjetorit të krijimit të ‘Essence’. Ishte e trishtë sepse nuk ishim në gjendje të punonin për shkak të pandemisë, por gjithashtu më mbushi me shpresë dhe gëzim fakti që mundëm të përshtateshim.”- u shpreh modelja.

Të këshilluara

I jep fund jetës aktori i Hollywood

Aktori i Hollivudit, Hagen Mills ka vdekur pas një vrasje të mbetur në tentativë. Mills tentoi që të vriste ish partneren e tij Erica Price, 34 vjeç, në reziden...

13:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI