Flash

Shehi: Tryezën për ‘Zgjedhoren’ nuk e braktisim, propozimi i SHBA për sistemin është i mirë

Lapsi.al 21 May 2020
Shehi: Tryezën për ‘Zgjedhoren’ nuk e braktisim, propozimi

Aleati i PD dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha pas takimit me Presidentin se opozita është e vendosur mos braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore.

Shehi deklaroi se amabasada amerikane ka bërë një propozim të mirë për sistemin zgjedhor, atë proporcional rajonal me votim preferencial duke theksuar se duhet marrë seriozisht me të marrë dokumentin.

Ambasada e SHBA sugjeron sistemin zgjedhor danez ‘D’Hondt’ 

Nga ana tjetër ai Shehi deklaroi se do të vijojnë me protestat për Teatrin dhe çdo protestë tjetër kundër regjimit të Ramës.

"Na informoi për situatën e re, për këto problemet aktuale tani me tensionet politike. Pra si do vazhdohet pasi opozita është angazhuar për Reformën Zgjedhore. Basha e informoi se do vijojmë luftën politike për Teatrin. Ka një reagim moral por opozita nuk ka ndërmend të largohet nga pjesëmarrja politike për Reformën Zgjedhore. Sepse gjykojmë që mënyra për t’u alternuar në pushtet janë vota e lirë. Opozita ka dy linja paralele, protesta për Teatrin, dhe njëkohësisht edhe Kodi i Ri Zgjedhor.

Ne i qëndrojmë 5 pikave. Një kemi përzemër që të ketë qeveri tranzitore. Pra çdokush që është opozitë të ketë qetësi, pra një qeveri që të kujdeset për zgjedhjet.

Ne duhet ta shikojmë propozimin zyrtar të SHBA. është e rëndësishme, ja vlen serioziteti maksimal ndërkohë edhe Basha e tha që nuk kemi pretendim për sistemin. Le të hedhin në tavolinë dhe SHBA ka bërë propozim të mirë. Duhet të shohim diçka, një dokument zyrtar i paraqitur. Ne kemi shumë të dëshirë dhe t’ja çojmë Këshillit Politik. Me ç’do sistem po s’pati garanci që nuk fut duart Rama me kriminelë, çfarë sistemi mund të na mbrojë ne nga dhuna e 2017, me Durrësin e SHijakun dosjet. 

Ne do mbështestim çdo protestë kundër këtij regjimi. Janë të gjithë aleatët tonë, artistë, intelektualë, biznesmenë, sindikatat. çdo organizatë që janë për një Shqipëri më të mirë. Do vijojmë ta mbështesim aleancën për teatrin.”- ta Shehi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI