Flash

U arrestuan pas shembjes së Teatrit Kombëtar, gjykata liron kreun e VV në Tiranë dhe 7 protestuesit e tjerë

Lapsi.al 20 May 2020
U arrestuan pas shembjes së Teatrit Kombëtar, gjykata liron kreun e VV

Tetë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin,  dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.

Kujtojmë që kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI