Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

(Emri) Nga Kukësi në Gjirokastër, zbulohet ‘koka’ i grupit kriminal të kanabisit

Lapsi.al 20 May 2020
(Emri) Nga Kukësi në Gjirokastër, zbulohet ‘koka’ i

Prokuroria në dosjen e saj dërguar Gjykatës akuzon Kreshnik Muratajn, një prej 22 të arrestuarev gjatë operacionit kombëtar antidrogë si ‘kokën’ e grupit kriminal të kultivimit të kanabisit.

Operacioni kombëtar anti-drogë/ 40 të shoqëruar, zbardhen emrat e të arrestuarve 

Ky grup u zbulua nga Adriatik Hoxha dhe Rezart Tahiri që u kapën me armë ndërkohë nga bisedat e përgjuara dot të bënin një shkëmbim armë- kanabis.

Kjo çoi dhe në kapjen e Kreshnik Muratajt që është dhe koka i këtij grupi por Prokuroria konfirmon se nuk dihet ende kush është financuesi pasi nuk mund të provohet.

Ndërkohë ky grup kishte shtrirje kombëtare të aktivitetit nga Kukësi, Puka dhe deri në Gjirokastër.

PJESË NGA DOSJA E PROKURORISË

Më 25.09.2019 në vendin e quajtur Kodra e Spaçit (Kopshtet e Skajcave) për Njësinë Administrative Malzi Kukës, në një livadh bimë narkotike të llojit kanabis sativa të prera, ku dallohej qartë pse këto bimë ishin të prera.

Veprimi i kryer pasqyrohet qartë në Raportin e Shërbimit të datës 25.09.2019 të përpiluar nga punonjësit e policisë së përmendur lart.

Nga SH.ÇB.A-ja pas konstatimit të këtij fakti u shkua me grupin hetimor, ku dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme, e konkretisht u bë kqyrja e vendit të ngjarjes (parcela ku ishte mbjellë lënda narktoike) ku rezultoi se , parcela ishte në një sipërfaqe prej 1000 metrash dhe afërsisht 170 bimë narkotike të llojit kanabis, ku bimët narkotike ishin të prera dhe të stivosura anë të parcelës.

Njëkohësisht gjatë kqyrjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sende të ndryshme të përdorura nga kultivuesit, si tuba, sopatë, kosore, shishe plastike, thasë, si dhe u morën edhe 11 bimë narkotike kanabis të cilat janë dërguar pranë Policisë Shkencore Tiranë.

Më datë 27.09.2019 gjatë kontrollit në vendin e quajtur ”Pyllin e Kondër Spac”, fshati Shemri janë konstatuar në mes të pyllit një supërfaqe e mbjellë me lëndë narkotike kanabis sativa ku janë gjetur 1045 bimë narkotike të llojit kanabis- sativa.

në këto kushte , Policia Gjqyësore e SHÇBA bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

Punonjësit të Policisë Ramiz Cenaj, me detyrën e SPZ të zonës Malzi, Halim Ymeri, kryeplak i fshatit Pistë- Malzi, shtetasin Beqir Murataj.

Në vijimësi të hetimeve rreth procedimit Nr404 viti 2019 regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe pas informacionit dhe detyrave të lëna olicisë Gjyqësore në terren, se në aksin rrugor Kukës, Fusharrëz dyshohet se disa persona shkëmbenin lëndë narkotike kanabis sative me armë zjarri kjo sipas përmbajtjes të bisedave të zhvilluara gjatë përgjimit telefonik.

Pas këtyre bisedave me qëllim verfikim në terren të këtij fakti shërbimet polciore të DVP Kukës kanë marë masat dhe kanë shkuar në vendin e quajtur Qafë Shllak, aksi rrugor Kukës- Fusharrëz ku janë kapur në flagrancë duke lëvizur me dy automjete, njëri me targë AA224Ra me drejtues shtetasin Adriatik Hoxha dhe pasagjer shtetasin Rezart Tahiri, në pjesën e sediljes së pasme të automjetit është gjetur një çanë dhe janë sekuestruar dy armë zjarri automatik dhe municion prej 871 fishekësh.

Në automjetin e markës Mercedes- Benz me targë AA 890 YF me drejtues shtetasin Kreshnik Murataj dhe pasagjer Floriand Myftari në bagazh të mjetit është gjetur një sasi prej 2942 gram lëndë narktoike dyshuar kanabis dhe katër cipë fishekë luftarakë dhe Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë Kreshnik Muratajn, Adriatik Hoxha, Floruand Myftari, Rezart Tahiri.

Nga procesverbali i transkriptimit datë 03.10.2019 i bisedave të përgjimit ambjental ndërmjet të pandehurve Kreshnik Murataj dhe Floriand Myftari, rezulton se këta të pandehur në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë përgjegjësi penale me veprat penale të parashikuara nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Po sipas procesverbalit të transkriptimit të bisedave datë 03.10.2019 të përgjimit amjental shtetasit Adriatik Hoxha dhe Tezart Tahiri kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin duke mbajtur armët e zjarrit me qëllim këmbimin e tyre me lëndë narktoike. Këta shtetas kanë qenë në dijeni të organizmit të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike që në fillimet e veprimtarisë krimnale nga Kreshnik Murataj, të cilit i kanë kërkuar edhe këmbimin me armët.

Për ngjarjet e datave 02.10.2018, 28.07.2019, 25.09.2019, 27.09.2019 ku janë sekuestruar e asgjësuar bimë narkotike të llojit kanabis të dokumentuara me aktet e ekspertimit Biokimik pjesë e fashikullit hetimor, rezulton se është ushtruar veprimtari kriminale në kuadër të grupit kriminal drejtuar nga shtetasi Kreshnik Murataj. Hetimi nuk ka arritur të identifikojë financuesin e kësaj veprimtarie. Janë grumbulluar të dhëna por aktualisht nuk mund të identifikohet me prova ligjore financuesi i veprimtarisë. Në këtë veprimtari me shtrirje territoriale nga Gjirokastra, Kukës e Pukë janë përfshirë një numër personash të identifikuar shtetasit Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dreni, Benard Kordahku, Durim Vaata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI