Flash

Skandali/ Pa nisur Teatri, Rama e Veliaj imponojnë pa garë projektin e paguar nga Fusha

Lapsi.al 19 May 2020
Skandali/ Pa nisur Teatri, Rama e Veliaj imponojnë pa garë projektin e

Nën ethet e masakrës që kishin bërë rilindasit porositën që të dielën në mëngjes gjithë mediat që kishin nën kontroll, që të vinin si tituj kryesorë imazhet e projektit të Bjarke Ingels për teatrin e ri kombetar. Një ditë më pas, ato i postoi dhe kryeministri Rama duke sanksionuar se Teatri që ai pretendon të ndërtojë do të ketë pamjen e ideuar nga arkitekti danez.

Në mbrëmjen e së hënës, Erion Veliaj në Opinion dhe Arbian Mazniku në Open, mbetën pa tekst kur u pyetën se si do zhvillohej gara për fituesin e projektit arkitektonik. Veliaj nuk pati një përgjigje përballë Fevziut. Fillimisht ai pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

https://lapsi.al/2020/05/19/teatri-i-ri-veliaj-behet-lemsh-do-bejme-projektin-e-fushes-por-po-te-duhet-do-ia-blejme/

Pastaj tha se privati (Fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por se po qe nevoja "edhe mund t’ja blinin atij këtë". Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin. Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit, por pa saktësuar se si mund të zhvillohej kjo garë, kur edhe kryebashkiaku dhe kryeministri e kishin paragjykuar atë.

Por siç ka vëzhguar Exit.al, deri më tani bashkia nuk ka prokuruar një projekt për ndërtimin e Teatrit të Ri — në buletinin e prokurimeve publike nuk ka asnjë tender për hartimin e projektit.

Formalisht ky projekt është porositur nga firma Fusha shpk tek firma Bjarke Ingels Group (BIG), bashkë me projektin për kullat e larta tregtare që do të ndërtoheshin fillimisht ngjitur me godinën e teatrit.

Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë ashtu siç pretendoi Veliaj në një nga versionet e tij, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk ishte thjesht klienti i radhës paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.

Përzgjedhja pa prokurim publik, në mënyrë arbitrare dhe pa transparencë e një projekti publik shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Përzgjedhja e këtij projekti pa konkurrim shkel nenet 71 dhe 74 të MSA-së që parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin.

Prandaj, ende pa nisur asnjë punë, thjeshtë se kanë nevojën e propagandës, Rama dhe Veliaj po shkelin Ligjin. Ndërkohë që ai i detyron të hapin garë, qoftë dhe konkurs ndërkombëtar për projektin arkitektonik fitues të Teatrit që thonë se do të ndërtojnë, ata po manipulojnë publikun duke i servirur vullnetin dhe pazaret e tyre për fituesin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI