Flash

Rama mohon masakrën e policisë: "mos e ke me të dëgjuar". Ja ku i ka provat

Lapsi.al 18 May 2020
Rama mohon masakrën e policisë: "mos e ke me të

Keqtrajtimin e sotëm të protestuesve tek Teatri Kombëtar nga policia e ka parë e gjithë Shqipëria përpos kreut të qeverisë së saj. Edi Rama e ka mohuar përdorimin e shpërproporcionuar të forcës nga uniformat blu gjatë një bisede me ndjekësite tij në rrjetet sociale. "Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori? Eh mor mik, s’ke faj, po do rrosh me gjate e do me kujtosh per

perfaqesimin e mosperfaqesimin" i ka thënë ai një qytetari me emrin Tosi i cili i kishte shkruar: "ju keni deshtuar ne te berit shtet, dhe kjo u tregua sot nga dhuna policore".

Meqë Edi Rama nuk di gjë për dhunë Lapsi.al i ka renditur disa foto dhe dëshmi nga masakra e kryer nga policia e Leshit të tij.

Ky këtu poshtë është Bledi Shahu student i akademisë së Arteve. Meqë kryeministri nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë i ati i tij, Rexhep Shahu ja ka bërë me dije.  “Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”

L’image contient peut-être : une personne ou plus et personnes assises

Kjo është një tjetër foto dhune makabre që po shpërndahet me shpejtësi të llahtarshme në rrjet. Ajo po bën këtë efekt pasi banditi i veshur me uniformë po qëllon me shkelm mbi një protestues të pa rrezikshëm të shtrirë përtokë. Shumëkush në Facebook po kërkon arrestimin e menjëhershëm të policit të maskuar që pritet të denoncohet nga kolegët e tij.

L’image contient peut-être : 1 personne, debout

Gazetari Alfred Lela u tërhoq zvarrë dhe u ndalua nga policia dhe të njëjtin fat përdoi edhe kameramani që po e filmonte këtë skenë të llahtarshme. “Jam goditur disa herë me shkelma nga afër në trup dhe në kokë ndërkohë që ma vendosën fytyrën mbi asfalt. Ky qëndrim zgjati shumë, sepse nuk po gjenin dot pranga, kishin mbaruar prangat dhe po kërkonin pranga përmes radiove të njëri tjetrit” – tregoi më pas Lela për Zëri i Amerikës.

 

Policia jo vetëm ishte nisur për dhunë, por duket ditur krimin që do te bënin ata u kujdesën të hiqnin dhe numrat nga uniformat (siç duket poshtë) per te mos mbajtur përgjegjësi.

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout, foule et plein air

Këto janë ato që duken në pamje, por ndërkohë shumë aktorë si Edmond Budina kanë dëshmuar se fadromat filluan shembjen e godinës kur ajo kishte ende njerëz brenda duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Për këtë akt Aleanca për Mbrojtjen e teatrit do ti drejtohet SPAK me një padi për vrasje.

E meqë Rama nuk ka parë gjë dhe qorrat që i bëjnë fresk e besojnë ja dhe disa imazhe të tjera.

L’image contient peut-être : une personne ou plus, chaussures et plein air

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout et chaussures

L’image contient peut-être : 1 personneL’image contient peut-être : une personne ou plus et personnes debout

L’image contient peut-être : 1 personne, texte qui dit ’NJE HAP PERPARA PER NE BE’

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI