Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Albin Kurti: "I mbështes protestuesit e Teatrit, ata që rezistojnë sot fitojnë nesër"

Lapsi.al 17 May 2020
Albin Kurti: "I mbështes protestuesit e Teatrit, ata që

"Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave". Keshtu ka reagua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, shqiptarët duhet të jenë mbrojtësit e çdo cepi të kulturës kombëtare.

"I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë", thotë Kurti në reagimin e tij.

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI