Flash

Ish mbështetsja e Ramës Elvira Dones: "Rilindasit u bënë makthi i këtij vendi"

Lapsi.al 16 May 2020
Ish mbështetsja e Ramës Elvira Dones: "Rilindasit u

“Nëse Rama më zhgënjën, do përdor të njëjtën penë edhe për të”. Kështu do të shprehej sapo rilindja erdhi në pushtet, shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones, e cila kishte bërre thirrje per largimin e Berishës.

Elvira Dones ka qenë një nga kritiket më të mëdha të rregjimit të Berishës. Ajo u pozicionua hapur për rrotacionin e pushtetit pasi replikoi me ish kryeministrin që siç e kishte zakon i hyri deri në gjërat personale duke kujtuar episodin e arratisjes së saj nga Shqipëria në kohën e komunizmit. Ajo denoncoi gjithashtu edhe paktin Berisha Meta që e mbajti të parin në qeveri në vitin 2009.

Fillimisht ajo shprehej entuziaste për mazhorancën e re dhe kishte shpresë te kryeministri Rama. Por hap pas hapi filloi të mendojë krejt ndryshe. Ky reagim përbën kulmin e zhgënjimit të saj

Nga Elvira Dones Erdhën në pushtet si shpresa e re e Shqipërisë. I vunë vetes një emër të bukur e domethënës: Rilindje. U treguan të shpejtë në ngrënien e premtimeve. Rilindja u zbeh e u zvordh e u nëpërkëmb me shpejtësi rrufeje. Sot kanë vënë një vend e popullin e tij në gjunjë. Ia kanë vrarë frymën, ia kanë lodhur shpirtin përtej çdo imagjinate. I kanë hedhur para syve popullit ca ngjyra e ca lulka, ca imazhe të filmuara e orkestruara me mjeshtëri artistike. Fasada të zbrazëta, gënjeshtra në ditë të diellit imponuar me agresivitetin e një bande prej Far West. Po s’na u binde, e di se ç’të pret. Nëse nuk je dakord, o popull, është faji yt që nuk e sheh madhështinë tonë, sepse nuk ke instrumentat për të kuptuar. Ne jemi kaq përpara në vizion, sa ti o popull bukëshkalë nuk na rrok. Kështu që rri urtë, nëmospo të bëjmë të vdesësh, pa të vrarë me plumb. Të vrasim me kotheren e bukës, me pjatën e gjellës në darkë për fëmijët. Të shantazhojmë e frigojmë me vëllain a motrën që ta heqim nga puna, të djegim tokën rreth e rrotull. Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak. Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme. E shohin veten të bukur. Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve. Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke ua bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri. Studentët më parë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar sot treguan e po tregojnë se Shqipëria ka ende një puls që rreh. Edhe sikur vetëm njëri prej qëndrestarëve të mbetet në atë fushë beteje, ai njeri i vetëm do t’ju tregojë, zotërinj, se Shqipëria që po mbysni nuk ka vdekur. Jo ende.

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI