Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(VIDEO+FOTO) Si u shemb në errësirë Teatri Kombëtar

Lapsi.al 17 May 2020
(VIDEO+FOTO) Si u shemb në errësirë Teatri Kombëtar

Shembet Teatri Kombëtar. Pamjet e trishta nga qendra e Tiranës po bëjnë xhiron e mediave duke shokuar opinionin publik mbi mënyrën tinëzare se si teatri 81-vjeçar i kryeqytetit u shemb në të gdhirë.

[video width="480" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/videoplayback.mp4"][/video]

Ngjarja e ndodhur në orët e para të 17 majit, ku aktorët në vend që të dremisnin pas shfaqjes së dhënë, shoqëroheshin me dhunë të paprecedentë në komisariat, duket e denjë për një skenar biografie autokrati.

Siç ishte paralajmëruar nga aktorët që mbronin prej më shumë se një viti Teatrin Kombëtar, në mbrëmje policia do të ndërhynte. Fiksimi i verbër i qeverisë Rama për të shembur këtë godine u materializua në mëngjes.

Sic duket nga pamjet e publikuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shembja ka nisur të kryhet nga pjesa ballore e Teatrit Eksperimental, ndërsa më pas është shembur edhe godina e Teatrit Kombëtar.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-17-at-9.38.14-AM.mp4"][/video]

Aksioni të Inspektoriatit të Territorit nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës. Forca të shumta policie kanë shfrytëzuar këtë moment për të rrethuar zonën, duke kryer njëkohësisht edhe shoqërimin e disa aktivistëve dhe aktorëve. Rreth 26 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në Tiranë për shkak të rezistencës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Midis të shoqëruarve ishte edhe aktori Neritan Liçaj si dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u la e lirë më vonë. Për një pjesë prej tyre pritet të vendoset nëse do të arrestohen apo jo. ©Lapsi.al 

[video width="864" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-17-at-9.38.15-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI