Flash

Shembja e Teatrit/ Të gjitha reagimet nga Meta te Europa Nostra

Lapsi.al 17 May 2020
Shembja e Teatrit/ Të gjitha reagimet nga Meta te Europa Nostra

Shembja në errësirë e Teatrit Kombëtar solli menjëherë reagimet e Presidentit të Republikës, kreut të opozitës Lulzim Basha, Sali Berishës, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Europa Nostra-s apo edhe ambasada britanike dhe ambasadori gjerman.

Presidenti Ilir Meta 

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Lulzim Basha 

Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

Sali Berisha 

Nje barabari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit qe te kujton genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967! sb

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,  NISMA Thurrje,  Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri,  ResPublika, Rrjeti ASAN,  Të gjithë për Teatrin,  Teatri për të gjithë! 

Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.

Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës "Europa Nostra" që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane.

Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri.

Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon.

Europa Nostra 

Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë. Mëngjesin e sotëm, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit të mbrojtur Kombëtar në Tiranë.

Ambasada Britanike 

“Thellësisht të shqetësuar për humbjen e mundësisë për dialog për ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të sigurohen që të jenë paqësorë. Dhuna minon parimet bazike të demokracisë.”

Ambasadori gjerman Peter Zingraf 

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.

Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.

Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI