Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Protestat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha dhe aleatët takim me Soreca-n dhe ambasadorët e vendeve të BE

Lapsi.al 19 May 2020
Protestat dhe Reforma Zgjedhore/ Basha dhe aleatët takim me Soreca-n dhe

Lulzim Basha dhe aleatët do të zhvillojnë një takim me ambasadorët e vendeve të BE përfshi edhe Luigi Soreca-n.

Ky takim vjen pas bojkotit të së djeshëm të opozitës tek tryeza për Reformën Zgjedhore që mban emrin Këshilli Politik, si dhe për protestat tek Teatri të cilat, edhe pse jo të organizuara nga opozita, kanë mbështetjen e saj.

Pas përfundimit të takimit Basha do të ketë një komunikim për mediat.

Reforma Zgjedhore është 1 nga 15 kushtet nga BE dhe i vetmi kusht ku opozita ka rol të drejtpërdrejtë ndërkohë që Soreca ka inkurajuar vazhdimisht palët për dialog dhe pjesëmarrje.

Por ndërkohë prej të dielës situata në vend është tensionuar me shembjen e Teatrit teksa pas këtij vendimi Basha ka paralajmëruar rikthim në protesta, rezistencë mbarëkombëtare si dhe mbështetje të plotë ndaj protestave të Teatrit të cilat nisën nga dje dhe do të vijojnë nesër e në vijim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI