Flash

FOTO+VIDEO/ Cilët janë shqiptarët që furnizonin mafien siciliane me drogë

Lapsi.al 4 May 2020
FOTO+VIDEO/ Cilët janë shqiptarët që furnizonin mafien

Një organizatë e mirfilltë mafioze me qendër në Catania dhe e afërt me Cosa Nostra është goditur mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza në Itali duke vënë në pranga 25 persona. Ata trafikonin kokainë, marijuanë dhe hashash, por edhe armë. Aksioni i organizuar mëngjesin e së hënës erdhi pas një hetimi të gjatë më shumë se 2 vjeçar.

Kjo organizatë e quajtur “Santapaola-Ercolano” konsiderohej nga më të rrezikshmet në të gjithë Italinë e Jugut. Ajo kishte kontakte të shumta edhe jashtë vendit ndërsa ishte në gjendje të përdorte edhe forcën për të mbrojtur biznesin e paligjshëm.

Mes të arrestuarve bien në sy edhe emrat e 2 shqiptarëve. Ata janë 36-vjeçari Klodian Shkrela dhe Rudolf Sotiri, alias Elton Agalliu 45 vjeç. Gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg për 21 prej të arrestuarve, ndërsa 4 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Në qeli do të qëndrojnë edhe 2 shqiptarët. Gjatë operacionit, policia gjeti një arsenal të vërtetë armësh, por edhe sasi të konsiderueshme droge. Roli i shqiptarëve në këtë rrjet të trafikut ishte furnizimi i organizatës me drogë.

[caption id="attachment_513020" align="alignnone" width="412"] Rudolf Sotiri[/caption]

[caption id="attachment_513021" align="alignnone" width="300"] Klodian Shkrela[/caption]

Shqiptarët e kishin bazën e tyre në zonën e Lazio dhe sipas prokurorëve italianë kishin trafikuar sasi të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit. Janë 2 raste kur është goditur rrjeti i furnizimit të shqiptarëve. I pari në shtator 2018 ku u arrestua një korrier me 25 kg kanabis dhe tjetri në fund të nëntorit 2018, duke arrestuar 2 korrierë në Catania me 42 kg marijuanë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI