Flash

Mbush 3 muaj kryeministër, flet Albin Kurti: Më rrëzuan që të coptojnë Kosovën

Lapsi.al 3 May 2020
Mbush 3 muaj kryeministër, flet Albin Kurti: Më rrëzuan që

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të punëve të qeverisë së drejtuar prej tij në këto 3 muaj. Sipas tij, 6 tetori është data kur u bë ndarja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme. Në një video-mesazh ai tha se qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e coptim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

“Pamë se si disa aktorë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shpëtuar, por si mundësi për veten e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, - tha ai.

“Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së jashtëzakonshme”, - ka thënë Kurti duke hedhur dyshime edhe për marrëveshjen e LDK me parti të tjera.

“Ne ende nuk e dimë çka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jokushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, - ka shtuar Kurti.

Kurti ka qenë kritik për përpjekjet që po zhvillohen për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë pushtet pa zgjedhje. Protestat e tyre kanë pasur synim që të ndalin vendimet që cenojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kurti duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI