Flash

Eksperti amerikan: Vuçiç merret vesh më lehtë me Thaçin sesa me Merkelin

Lapsi.al 3 May 2020
Eksperti amerikan: Vuçiç merret vesh më lehtë me

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka më të lehtë të kuptohet me homologun e tij kosovar Hashim Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkel që të pranojë marrëveshjen e tyre”.

I këtij mendimi është eksperti amerikan James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai thekson se Bashkimi Europian do të duhet që ta pranonte “komponentin territorial”.

Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avancimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis dy palëve.

“Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.

Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.

Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.

“Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentin territorial. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hooper.

Ai thotë se Serbia dhe BE-ja, në fakt Gjermania, ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiçit”.

“Vuçiçi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyre. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.

Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper. /VOA

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Eksperti amerikan: Vuçiç më lehtë merret vesh me Thaçin sesa me Merkelin

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI