Flash

Qese me drogë dhe plagosje me thikë, dy të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë

Lapsi.al 4 May 2020
Qese me drogë dhe plagosje me thikë, dy të arrestuar në

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për lëndë narkotike dhe plagosje me thikë. Një 17-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi iu sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe një shumë parash.

Operacioni u zhvillua nga Forcat e Posaçme “Shigjetat“, ndërsa adoleshenti me iniciale M.D., në momentet e  arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

"Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë,"nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI