Flash

"Deri më 15 maj do ketë plan urgjent nga universitetet për kthimin e studentëve na auditorë"

Lapsi.al 4 May 2020
"Deri më 15 maj do ketë plan urgjent nga universitetet për

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zhvilluar sot një komunikim me Retorët e universtieteve publike. Pas takimit me rekorrët, është shprehur me anë të një video live se deri më 15 maj do prezantojnë planet e tyre të detajuara për mbylljen me sukses të këtij viti akademik. Më tej ministrja shtoi se COVID-19 në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, por vendi nuk është jashtë rrezikur dhe do të ketë masa të rrepta për ata që kthehen në fakultet.

“Kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që do të mbyllen plotësisht online – pra nuk do të kenë nevojë të kthejnë studentë fare në auditorë apo laboratorë; sa është numri i studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë e laboratorë për punë të ndryshme para provimeve; dhe sa është numri i saktë i studentëve që do të bëjnë provime gjatë korrikut dhe fillim-gushtit të këtij viti – gjithmonë duke prioritizuar studentët që do të diplomohen. Pastaj ne, në koordinim me MSHMS bëjmë edhe verifikimet e fundit për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kësaj kohe kur duhet të punojnë në objektet e universiteteve”, u shpreh më tej Shahini.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI