Flash

"Arbitri ra pre e mashtrimit, një lojtar i imi u fsheh": Emery kujton disfatën 6-1 nga Barcelona

Lapsi.al 3 May 2020
"Arbitri ra pre e mashtrimit, një lojtar i imi u fsheh": Emery

Një humbje kaq djegëse nuk mund të harrohet, edhe në vite distancë. Kanë kaluar më shumë se tre nga ai 6-1 i pësuar nga Paris Saint-Germain në Camp Nou të Barcelonës. Luhej kthimi i 1/8 të finaleve të Champions League 2016-17 e francezët u eleminuan pavarësisht se kishin fituar 4-0 vajtjen. Një dusfatë e dhimbshme, edhe sepse dy minuta nga ajo e 90' rezultati ishte ende 3-1 për blaugrana. Pastaj, tre gola në 6 minuta, për një disfatë historike që tekniku Unai Emery nuk e ka kapërcyer akoma.

Spanjolli është kthyer të flasë për atë ndeshje, si bën të ditur “Marca”: “Do kisha ndërruar arbitrin. E ripashë ndeshjen ditë më parë, sepse më rastisi duke kontrolluar në televizion, saktësisht nga minuta e 50' në të 82'. Pasi shënoi 3-1, Cavani humbi rastin për 3-2 para portierit, pastaj kishte një penallti të pastër ndaj Di Maria që nuk u fërshëllye, e në minutat finale një lojtar i rëndësishëm i yni, që kishte patur probleme fizike gjatë javës, po fshihej. Tani do të kisha zëvendësuar. Janë detaje e rrethana që të bëjnë të humbasësh kontrollin e ndeshjes”.

Një akuzë e helmatisur, sepse pa portierin e tre zëvendësimet e bëra nga tekniku spanjoll, mbeten Marquinhos, Thiago Silva, Kurzaëa, Rabiot, Matuidi, Verratti e Cavani, të gjithë lojtarë të rëndësishëm.

Remuntada e pësuar nga Barcellona është “momenti më i keq në karrierën time”, ka pranuar Emery, që duke pranuar përgjegjësitë e tij, nuk heq dorë nga ndonjë sulm akuzues: “Arbitri Aytekin e ka penalizuar dukshëm Psg e përvec penalltisë ndaj Di Maria ishte edhe një faull i Neymar ndaj argjentinasit, nga ku lindi goli i 4-1. E pastaj kishte edhe rrethana të tjera vendimtare: lojtarët e Barcelonës, sidomos Suarez, hidheshin gjithnjë në zonë e bënin presion mbi arbitrin, që pastaj ra pre e mashtrimit”.

Në atë ndeshje, arbitri akordoi dy penallti për katalanasit, të shënuara nga Messi në të 50' e Neymar në të 91'. Ishte 5-1: ndërsa në të 95' Sergi Roberto shënoi të gjashtin, duke fiksuar rezultatin. Për Emery, që do të qendronte në Francë edhe vitin e ardhshëm, ishte pika më e ulët në karrierë, ndoshta edhe më e keqe se avantura në pankinën e Arsenal, që zgjati pak më shumë se një vit, në të cilin shkoi në finalen e Europa League, por në nivel loje nuk bindi kurrë, duke u shkarkuar në nëntor 2019.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI