Flash

"Në çdo stadium më këndonin 'bir ku**e'": Materazzi kontrovers me racizmin: "Gjykatësi sportiv ka**n kupton"

Lapsi.al 3 May 2020
"Në çdo stadium më këndonin 'bir

Marco Materazzi është i ashpër në deklaratat e tij, ashtu si dikur në ndërhyrjes në fushë. Sa herë që kampioni i botës në 2006 flet, krijohen polemika, e lidhja direkte në faqen e Instagram të Nicolò De DeVitis, nuk do të bëjë përjashim. Ish-mbrojtësi i Inter prek një temë delikate e drejton gishtin kundër gjykatësit sportiv e sanksioneve të sotme: "Në cdo stadium më këndonin 'bir ku**e', tani bëjnë të gjithë moralistin me racizmin: të bardhë, të zinj, të kuq.... plotësojnë gjobat... Por gjykatësit sportivë që kanë qenë e janë edhe tani ka**n kuptojnë".

"Sepse atëherë kur më këndonin 'bir ku**e' e ja këndonin Balotellit, nuk ishte njësoj si tani që bëjnë 'buu'?", pyet Materazzi, që pretendon se shumë shpesh keqkuptohet motivi i disa fyerjeve që vijnë nga shkallët e stadiumeve: "Unë mendoj se kjo nuk është një formë racizmi, por kërkon që të mos e bësh kundërshtarin të luajë mirë. Të paktën kjo pjesë duhet ndarë, sepse o mendon që janë njerëz të vegjël në mendje ose e bëjnë sepse të kanë frikë e nëse të kanë frikë ndodh sepse je i fortë. Unë e shihja kështu, pastaj nëse është gjykatësi që do të shfaqet, i jep 20 mijë euro gjobë e mbyll sektorin. Për cfarë duhet?".

Në lidhje me gjykatësit sportivë, ish-lojtari zikaltër ka folur edhe për gjobën e marrë pas një gjesti drejtuar rivalëve të Milan në një derbi: "Mora karton të verdhë sepse bëra një gjest kundër tifozëve kundërshtarë e mora 10 mijë euro gjobë. Shkova në Disiplinor e më thanë se duhej të thosha se gjesti ishte për tifozët e mi, unë natyrisht thashë se e kisha me tifozët e Milan, që më këndonin 'bir ku**e' prej 10 vjetësh".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI