Flash

Werner 'lamtumirë' Gjermani: "Jo Bayern, preferoj një kampionat tjetër"

Lapsi.al 2 May 2020
Werner 'lamtumirë' Gjermani: "Jo Bayern, preferoj një

Sulmuesi gjerman i Red Bull Leipzig, Timo Werner, është vënë në qendër të merkatos kohët e fundit. Qendërsulmuesi i datëlindjes 1996, ende nën kontratë me klubin sakson deri në 2023, kërkohet me insistim nga Liverpool, por edhe nga Inter, Real Madrid e Bayern Mynih. Pikërisht këtyre të fundit, që kanë qenë gjithnjë prioriteti i lojtarëve të Bundesligës, Werner i ka mbyllur derën plotësisht.

Nëse do të lagohet nga Leipzig do të jetë për një kampionat ndryshe nga Bundesliga: "Preferoj të luaj jashtë se sa të transferohem në Bavari" ka deklaruar ai për Bild. "Të përballosh një sfidë të re në një kampionat tjetër më pëlqen më shumë se një ndryshim brenda Bundesligës. E, natyrisht, do të jetë i rëndësishëm edhe fakti që vlerësimi për mua të jetë maksimal. Ja përse vendosa të shkoj tek RB Leipzig e për këtë motiv në hapin tim të ardhshëm do të zgjedh atë vend ku do të kem të njëjtën ndjesi".

Për situatën e Werner ka folur edhe Oliver Mintzlaff, drejtori sportiv i Leipzig, në Sport1, duke u ndalur edhe në vështirësitë e klubit gjerman në rast se Bundesliga përfundon me kaq. Cështja ndërthuret me merkaton e sulmuesit: “Nëse nuk arrijmë të luajmë deri në fund kampionatin, nuk mund të bëjmë llogari për transferime të reja. Duhet të shesim përpara se të blejmë, por do shesim me kujdes. Kemi një skuadër të mirë. I dimë termat e kontratave të lojtarëve tanë e personalisht i njoh mirë, sidomos ato të lojtarëve më të mirë. Nuk duam të shesim më të mirët nën vlerën e tyre. Nuk e marrim në konsideratë faktin që lojtarët tanë të largohen falas e cështja e Timo Werner nuk bën përjashtim“.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI