Flash

Marrëveshje me Ramën? Meta: Nuk flitet për dashuri në kohën e pandemisë

Lapsi.al 22 April 2020
Marrëveshje me Ramën? Meta: Nuk flitet për dashuri në

Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdon të mbajë tone të uleta kur fliet për qeverinë dhe kryeministrin edi Rama që deri pak kohë më parë ishin shënjestër e akuzave të përditshme. Kur janë shtuar zërat për një marrëveshje mes Ramës dhe Metës, ky i fundit jep një përgjigje letrare kur pyetyet për këtë çështje.

“Marrëveshje me Ramën? Nuk do të doja të flisja për dashuri në kohën e pandemisë. (i referohet romanit “Dashuri në kohën e kolerës” red.) Bëhet fjalë për ushtrim të përgjegjshëm të kompentencave të mia. Ato shqetësime dhe vërejteje që kam pasur i kam bërë në masën e duhur në komunikim me institucionet e përditshme. Nëse dikush mendon që në këtë situatë dikush mendon që unë të vë theksin te ato që nuk janë bërë si duhet unë them se duhet që të japim mesazhin e duhur” – tha Meta në një intervistë për “Opinion”.

Por a vijon Meta të mendojë se Rama ka kapur të gjitha institucionet përveç Presidentit të Republikës.

“Ky është një mendim i konsoliduar i imi prej kohësh. Në këtë kohë me rëndësi është pavarësia e Komitetit Teknik të Ekspërtëve” – tha Meta.

Por a do të vazhdojë Meta aksionin politik kur pandemia të ketë mbaruar?

“Aksioni im politik ka qenë është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës. Edhe tani që ndryshuam Kodin Penal unë mund të rrija i tërhequr dhe të lija qeverinë të futej në përplasje me qytetarët, por zgjodha bashkëpunimin” – tha kreu i shtetit.

Gjithesi Meta u tregua i rezervuar në kritika për qeverinë për masat shtrënguese. Edhe ndryshimet në Kodin Penal i konsideroi të domosdoshme.

“Nuk mendoj se masat kanë qenë të ekzagjeruar sepse ne jemi fqinj të Italisë. Ne kemi shumë lidhje dhe fluturime dhe transporti. Italia ishte një nga viktimat kryesore dhe ne e kemi përjetuar këtë shumë. Mjafton që të kemi në konsideratë ndërprerjen e këtyre lidhjeve. Kufizimet kanë qenë domosdoshmëri. Tani edhe ne është koha që të hapemi duke parë dhe vendet e tjera” – tha Meta.

“Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me 2 muaj të tjerë? Mendoj se duhet të ishte bërë me një afat 30 ditor, por duhet të shoh argumentet pasi edhe mua më duket e gjatë” – tha Meta.

“Kishte boshllëk në Kodin Penal për menaxhimin e pandemisë. Ka një përmbysje nga propozimet te ajo që është miratuar në Kuvend. Sigurisht që këto u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi nga avokati i Popullit dhe institucione të tjera. Unë si President isha para dy alternativave. Unë mund t’i ktheja dhe Kuvendi t’i miratonte përsëri dhe do të ishim përballë një deformimi. Mund të them se tani ndryshimet respektojnë parimet dhe proporcionalitetin. Jo çdokush që thyen karantinën do të shkojë në burg.

Unë nuk kam qenë për frikësim por për sqarim të situatës. Ndryshimet në Kod ishin të domosdoshme sepse ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë. Është e rëndësishme që ne të shkojmë drejt normalitetit dhe ndaj duhet që të ketë edhe rregullim” – tha Meta i cili u tregua i rezervuar edhe për iniciativën e qeverisë për amnistinë fiskale.

“Amistia Fiskale kërkon një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror që të mos amnistohet ekonomia kriminale dhe të mos nxitet informaliteti. Nuk e di sa e mirëmenduar është kjo incitiavë. Do të më duhet të shprehem kur Kuvendi ta formalizojë këtë iniciativë” – tha kreu i shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI