Flash

Kurti kundër Thaçit: Presidenti ka dalë në ilegalitet

Lapsi.al 22 April 2020
Kurti kundër Thaçit: Presidenti ka dalë në ilegalitet

Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e konsideroi në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës veprimin e Presidentit Hashim Thaçi që mblodhi partitë politike me qëllim për të marrë mendime nëse do të ketë një qeveri tjetër apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Por sipas Kurtit kjo është e papranueshme, një veprim i tillë nuk përcaktohet në kompetencat e Presidentit i cili ka vetëm një rrugë atë të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, - tha Kurti në konferencë.

Kurti tha se veprimet e Thaçit tregojnë se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet!”, - ka thënë Kurti në konferencë për media.

Sot presidenti Hashim Thaçi, ka mbledhur përfaqësuesit e partive për të diskutuar rreth zhvillimeve të ardhshme që e presin vendin. Presidenti thotë se shumica parlamentare që mund ta formojë qeverinë, do ta ketë mandatarin. Ndërsa VV-së, Thaçi i shkroi letër disa herë, por kryetari Albin Kurti, nuk ia ka dërguar deri tani emrin e mandatarit. Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar në distancë duke theksuar vazhdimisht se vendi i saj është në opozitë për shkak se doli e treta në zgjedhje. Ndërsa parti si LDK, AAK dhe Nisma kanë shprehur interesim të formojnë një koalicion për ta krijuar qeverinë e re. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI