Flash

Flet Basha: E vërteta e kontratës së lobimit në SHBA

Lapsi.al 21 April 2020
Flet Basha: E vërteta e kontratës së lobimit në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar akuzën e bërë nga kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla sipas të cilit “në kohën kur vendi është në kushte pandemie selia blu ka harxhuar 60 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Balla ka publikuar edhe një dokument ku thuhet se kontrata është firmosur në datën 10 mars nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Por në një intervistë për emisionin “Open”, Basha tha se nuk bëhet fjalë për asgjë të re.

“Kjo është kontratë në vazhdim që Partia Demokratike e ka prej 2 vjetësh, një pagesë prej 10 mijë dollarësh në muaj, qëllimi i së cilës, siç dallohet qartë në dokumentet e publikuara, sepse janë transparente në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka qenë pikërisht për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të marrë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ajo që është vërtetuar është që, falë bashkëpunimit me autoritetet amerikane, për fat të keq për Shqipërinë, në raportet Departamentit të Shtetit dhe raportet e tjera të luftës kundër krimit, drogës dhe korrupsionit, kanë treguar se Shqipëria po zhytet thellë e më thellë në një regjim autokratik me probleme të thella korrupsioni dhe krimi.

Pra kjo është një kontratë transparente që ekziston prej shumë kohësh dhe që rinovohet në mënyrë periodike.

Nuk përbën asnjë lajm. Atëherë pyetja është: pse e nxori sot Taulant Balla?! Cila është arsyeja? Pse sot? Sepse sot është denoncuar edhe njëherë tenderi për kitet. Sepse nuk duan të përgjigjen për tenderët sekretë që kanë bërë për shëndetësinë, ndërkohë që po sot media ka denoncuar diçka tjetër: një kontratë me një VKM sekrete të qeverisë për 720 mijë euro apo 900 mijë dollarë të taksapaguesve shqiptarë që qeveria i ka marrë për lobim.

Këto janë paratë e qeverisë që i përdor Partia Socialiste për të lobuar kundër kundërshtarëve politikë, kundër opozitës. Pra edhe njëherë, në këtë kontratë nuk ka asgjë të re. Është një kontratë që ekziston prej 2 vjetësh, rinovohet në mënyrë periodike. Qëllimi është ndihma amerikane për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe penetrimin e krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe në organet e shtetit” – tha Basha.

Taulant Balla akuzoi se kompania që ka zgjedhur PD është e njëjta që lobon për Maduron e Venezuelës. Basha përgjigjet: “Po kompania që ka marrë qeveria dhe që e paguan me lekët e shqiptarëve për të lobuar kundër opozitës që ka Nursulltanin, çfarë domethënë kjo?!

Kompanitë marrin klientët që marrin. Është fare normale që partitë politike të bëjnë aktivitet lobimi. Dy gjëra ama; nuk duhet të përdorë paratë e shtetit dhe Partia Socialiste ka përdorur pushtetin, 720 mijë euro për kontratën e publikuar sot nga media dhe nuk mund ta bëjnë për të luftuar opozitën. Në qoftë se doni lajm, ky është lajmi.

Ndërsa në kontratën e Partisë Demokratike gjithçka është transparente, nuk është diçka e re, ka 2 vjet kjo kontratë dhe është e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. Nuk përbën absolutisht asnjë lajm. Qëllimi është për të ndihmuar Shqipërinë, për të ndihmuar shqiptarët pikërisht që të mos ndodhin këto gjëra.

Që të mos klasifikohen sekret kontratat e shëndetësisë e të vidhet me një dorë mjaftueshëm para për të paguar siç ju thashë 9 mijë pensione në qytet apo për të paguar 16 mijë pensione në fshat dhe kjo sigurisht i shqetëson ata që janë të përfshirë në korrupsion” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI