Flash

Francezi fitues i çmimit Nobel: Covid-19 u krijua në laborator

Lapsi.al 21 April 2020
Francezi fitues i çmimit Nobel: Covid-19 u krijua në laborator

Biologu francez Luc Montagnier e mori çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008 për studimet e tij për SIDA-ën, por dekadën e fundit ai është konsideruar si një figurë e diskutueshme për mbrojtjen e disa teorive.

Virologu francez thotë se ka analizuar me kujdes përshkrimin e gjenomit të koronavirusit dhe ka dalë në përfundimin se "ka një sekuencë të AIDS-it të futur në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të prodhuar një vaksinë”.

Kjo e vërtetë shkencore për Montagnier forcon hipotezën se Covid-19 "u manipulua dhe u nxor aksidentalisht nga një laborator Ëuhan në tremujorin e fundit të 2019".

Kjo deklaratë e laureatit të çmimit Nobel ka bërë që ta akuzojnë për komplotist.

“Komplotist është ai që fsheh të vërtetën. Unë besoj se në këtë rast është qeveria e Pekinit ajo që ka fshehur gjërat. Sidoqoftë, e vërteta del dhe nuk ka pse të bëjë akuza tani ose të hapë hetime. Kina - tha Montagnier - është një vend i madh dhe shpresoj se është në gjendje të njohë gabimin e saj". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI