Flash

FOTO/ Zgjohen mjekët kinezë të Vuhanit, por lëkura është jonormale

Lapsi.al 21 April 2020
FOTO/ Zgjohen mjekët kinezë të Vuhanit, por lëkura

Dy mjekët kinesë të Spitalit Qendror të Vuhanit të infektuar me koronavirus dhe që u sëmruën mjaft rëndë janë zgjuar në sallën e reanimacionit, por lëkura e tyre iashte mjaft më e errët se normalja. Efekti i çuditshëm lidhet me ilaçet e përdorura kundër Sars-Cov-2 thuhet në një reportazh të televizionit kinez. Doktorët Yi Fan dhe Hu Weifeng, të dy 42-vjeçarë, janë zgjuar pas gati një muaji në terapi intensive. Sipas mjekëve të tjerë thuhet se ilaçet kanë shkaktuar dëmtime të mëlçisë.

Mjekët thonë se ngjyra e lëkurës do të rikthehet me kalimin e kohës sapo mëlçia të rimarrë funksionet e saj. Yi dhe Hu punonin në spitalin e Vuhanit kur plasi pandemia. Në 18 janar ata u konstatuan pozitivë dhe gjendja u përkeqësua mjaft shpejt. Doktori Yi qëndroi i lidhur me aparaturat për 39 ditë dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive. Gjendja e doktor Hu ka qenë edhe më e rëndë pasi ai qëndroi i lidhur me aparatura për 45 ditë dhe ende ka vështirësi edhe pse mund të artikulojë disa fjalë. ©LAPSI.al

Due medici cinesi contagiati dal virus si risvegliano con la pelle scura

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI