Kreu i PD Lulzim Basha tha se nuk mund të jetë dakord me lehtësimin e masave që po paralajmërohen nga qeveria, me një hapje graduale që thuhet javë pas jave.
“Nuk mund të jem dakord kur i gjithë procesi është kuturu, i improvizuar. S’mund të jem dakord me një qeveri që vepron në kushtet e një regjimi, masa të pamjaftueshme për mjekët apo për qytetarët. Çfarë plani ke për ti nxjerrë njerëzit nga kjo situatë? Që hap pas hapi të fillosh ta hapësh duke reduktuar rrezikun e kontaminimit?
Të fshihesh pas fjalëve është një art bajat. Nuk i ka kërkuar njeri të parashikojë, ka folur për plan, A, B dhe C, e dini ju? Askush nuk e di, kjo është e pafalshme, kjo ndodh vetëm në regjime që të dhënat monopolizohen e manipulohen. Ne kemi propozuar një plan me 5 pika që të shtrohet rruga për normalizimi e situatës sa është e mundur, se askush s’mund të parashikojë gjë, e para testimet, pa ditur shtrirjen reale s’mund ta luftosh virusin, pa ditur ku janë vatrat.
Një person i vetëm ka infektuar 67 persona të tjerë e është shpërndarë në Krujë e Kurbin. Jemi herët të duartrokasim si në Korenë e Jugut. Ne kërkojmë që qeveria të bëjë detyrat që i përcakton gjendja e fatkeqësisë natyrore, nëse e shpall për tu tallur me qytetarët, i ke kryer detyrat e emergjencës zotëri? Jam kundër amullisë, mungesës së planit e strategjisë, se kjo paralajmëron vazhdimin e këtij dështimi që na e shet si sukses në Facebook” - tha Basha në një lidhje me emisionin Open.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-21-at-23.49.28.mp4"][/video]