Flash

Lajmi i tmerrshëm/ Po u intubove nuk ia del dot. Aktualisht 8 të shtruar në Shqipëri

Lapsi.al 22 April 2020
Lajmi i tmerrshëm/ Po u intubove nuk ia del dot. Aktualisht 8 të

Një 71 vjeçar nga Fieri është bërë viktima e 27 nga COVID-19. Por e veçanta e pacientit që ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është  se ai kishte dy javë që ishte në intubim. Pothuajse të gjithë ata që kalojnë nëpër këtë proces të vështirë të frymëmarjes artificiale përmes aspiratorëve nuk arrijnë ti dalin dot. Deri më tani në Shqipëri vetëm një pacient ka arritur të shpëtojë. Kur u pyet për këtë në Opinion nga Fevziu ministrja Manastirliu nuk kishtë një përgjigje të saktë. Por në fakt edhe statistikat botërore të vdekshmërisë pas intubimit janë të larta. kështu në SHBA mbi 80% e personave të intubuar humbin jetën. E keqja është se në Shqipëri ka ende të shtruar në spitale që janë në terapi intensive.

“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 4 pacientë (nga 33 të shtruar) janë në terapi intensive. Nësa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë  4 pacientë janë në terapi intensive (nga 7 pacientë të shtruar). Pra së paku edhe për 8 të sëmurë beteja me jetën pritet të jetë tejet e vështirë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI