Flash

Paloka ironizon Ramën me VIDEO: E vërteta e tërheqjes nga padia për BILD

Lapsi.al 22 April 2020
Paloka ironizon Ramën me VIDEO: E vërteta e tërheqjes nga padia

Kryeministri Rama e konfirmoi edhe vetë sot se është tërhequr nga padia për gazetën gjermane “BILD”. Në një reagim në Twitter, Rama thotë se “është njohur me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!” – thotë Rama që nuk i kursen edhe etiketimet për ata që e akuzojnë duke i quajtur idiotë.

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s'duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta!” – shkruan Rama.

Këtij reagimi të Ramës i ka kthyer përgjigje nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Ai thotë se kjo është “prova e të gjithë idiotsisë politike dhe njerëzore që personifikohen tek kryeministri i këtij vendi”.

“Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “për shoqni” qenka tërhequr nga gjyqi...! “Njerëzore” -shkruan ai njerëzori. Po me sa duket ata (shefat e “Bild”-it) nuk kanë të njëjtin koncept si kryeministri ynë per “shoqninë” e nuk janë aq “njerezorë”... Ata nuk janë tërhequr nga akuzat dhe denoncimet. PERKUNDRAZI” – ironizon Paloka.

Një ditë më parë gazetari i BILD, Peter Tiede tha se po v ijonte investigimet për Shqipërinë. Ai tha se “po ndiqte paratë” pasi i kishte bërë përshtypje që Rama mori një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani në gjyqin ndaj tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI