Flash

Rama videocall me ministrat: Nuk u bë deti kos, taksat dhe dritat do të paguhen një më një

Lapsi.al 25 March 2020
Rama videocall me ministrat: Nuk u bë deti kos, taksat dhe dritat do

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me pagesën e taksave dhe të faturave të energjisë elektrike. Në një videocall qe po zhvillon me ministrat, kryeministri tha se faturat do paguhen një më një sepse përndryshe do krijohet një kolaps në ekonomi dhe një gropë.

“Taksat do paguhen, edhe dritat do të paguhen se përndryshe do biem në një gropë që s’do na gjejë as korona. Pagesa e dritave do bëhet një më një, kush nuk paguan nuk do ketë drita. Nuk është bërë deti kos, dhe kjo krijon një vështirësi që mund të na çoj në një kolaps, se i bie që do financojmë OSHEE-në, po ato para ku i gjejmë? Kemi falur kamat vonesat, për të gjithë të gjithë janë në raport me aktualitetin, çfarë e shpenzon do e paguajë. Kush thotë që nuk më del sepse kam shpenzuar shumë, të shpenzojë më pak,”– deklaroi kryeministri.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI