Flash

“Dua të iki në shtëpi”/ Babai i “pacientit zero” sherr me mjekët e Infektivit

Lapsi.al 19 March 2020
“Dua të iki në shtëpi”/ Babai i “pacientit

Të enjten bëhet testimi i dytë i pacientit 54-vjeçar, që po shkon drejt shërimit nga Covid-19. Babai i të riut që erdhi nga Italia dhe që deri më sot njihet si personi i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, do të lejohet të largohet nga spitali nëse edhe në testimin e dytë rezulton negativ. Gjithsesi ai do të duhet të vetizolohet për 14 ditë në banesë, sepse edhe gjatë kësaj periudhe ekziston mundësia e rikthimit të virusit.

A2 CNN raporton se stafi i mjekëve po përballen me rezistencë dhe kundërshtime nga ana e dy pacientëve të parë të prekur me Covid-19. Veçanërisht 54-vjeçari, i cili në testin e parë rezultoi negativ, këmbëngul që të rikthehet në banesë.

Pavarësisht debateve, mjekët theksojnë se po ndiqen të gjitha protokollet e mjekimit. Askush, sipas tyre, nuk do të dalë nga spitali pa rezultuar negativ në test, ndërkohë që vetizolimi është një proces po aq i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e virusit.

Në spitalin infektiv janë shtruar 30 persona, nga 59 të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Në kryeqytet janë 42 raste dhe një pjesë e mirë e të prekurve janë infektuar pikërisht nga dy rastet e para, djali 28-vjeçar dhe babai i tij, 54 vjeç.

Të këshilluara

12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë. Nëse një person do të ...

08:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI