Flash

Meta: Rama pushtues dhe puçist. Nëse duhet, do ketë revolucion

Lapsi.al 27 February 2020
Meta: Rama pushtues dhe puçist. Nëse duhet, do ketë revolucion

Më 2 mars, ora 17:00, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan "Grusht Shteti". I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion do të ketë. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë. Çfarë revolucioni? Revolucion për zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Rama po sillet si një pushtues institucionesh dhe një puçist. Kjo mazhornacë mori leje nga dy ambasadorë të rëndësishëm duke lejuar shkeljen e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Ambasadorët ne i kemi lejuar që të vijmë në këtë situatë” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI