Flash

Meta: Pse të jap dorëheqje? Të bëhet Baton Haxhiu president...

Lapsi.al 27 February 2020
Meta: Pse të jap dorëheqje? Të bëhet Baton Haxhiu

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se nuk e mendon dorëheqjen. Në një intervistë në emisionin “Opinion” Meta tha se nëse ikte do të kishte cenim të interesave kombëtare.

“Unë të jap dorëheqje? Pse të jap dorëheqje? Që të çohen ca trima dhe të luajnë me interesat kombëtare? Të iki unë dhe të bëhet Baton Haxhiu president?” – tha Meta. Njihet tashmë përplajsa që ka ish-kreu i LSI-së me gazetarin Baton Haxhiu. Përplasja mes tyre nisi që në kohën kur diskutohej për një marrëveshje për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Meta shpjegoi edhe arsyet që vendosi të thërrasë popullin në protestë, por nuk shpjegoi se çfarë do të ndodhë.

“Institucionet nuk funksionojnë. Presidenti i ka bërë të gjithë gjërat si zyrtar serioz. Çfarë të bëjë Presidenti kur parlamenti, KED dhe qeveria bëjnë puç kundër presidentit, nuk mund të pushtohet me grusht shteti presidenti.

Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli... unë tani e kam, të qartë se pupulli do të vendosë legjitimitetin. Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI