Flash

Pyetjeve për Teatrin që Veliaj nuk u dha përgjigje

Lapsi.al 26 February 2020
Pyetjeve për Teatrin që Veliaj nuk u dha përgjigje

Dështimi “i negociatave” mes bashkisë së Tiranës dhe Kompanisë Fusha për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nuk e ka ende përgjigjen e qartë. Të dytët nuk kanë folur ende ndërsa të parët kanë nisur të pompojnë nëpër ekrane idenë se privati nuk përmbushte dot kërkesat e artistëve për të ndërtuar një teatër modern.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha në një lidhje LIVE në edicionin qendror të lajmeve në TCH se “artistët kanë pasur kërkesa për një skenë rotative nga më modernet si ajo që përdoret sot në Broduej” dhe se këtë privati nuk e përballonte dot. Duket qesharake që i gjithë projekti 30 milionë euro të jetë prishur për një skenë që rrotullohet. Një të tillë (ndoshta jo si në Broduej) e ka pasur edhe Teatri i Operës dhe Baletit që përpara viteve ‘90.

Tani Veliaj thotë se bashkia do ta ndërtojë vetë Teatrin e ri Kombëtar. Po ku do të gjenden paratë sepse ishte vetë Veliaj që pak muaj më parë deklaronte se ata nuk kishin të ardhura.

“...nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë (Teatrin) vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt” – justifikohej Veliaj pak kohë më parë.

Por ndryshe foli këtë të mërkurë Veliaj që tashmë thotë se qeveria (pra Edi Rama) ka rënë dakord që ta mbështesë.

“...qeveria shqiptare ka rënë dakord që të mbështesë propozimin e Bashkisë së Tiranës edhe unë them për të gjithë ata që kishin merak pjesën private dhe nuk kishin merak realizimin e teatrit, tani do duhet të gëzohen që do të realizojmë një teatër me financim publik dhe me një investim të Bashkisë së Tiranës” – tha Veliaj për TCH.

Pyetja është: pse nuk e mbështeste Rama edhe më përpara?

Një tjetër pikëpyetje është nëse edhe Teatri i Ri Kombëtar (nëse do të ndërtohet në rrënojat e të vjetrit) do të rrethohet gjithsesi nga kullat. Vetë Veliaj nuk e mohoi madje u shpreh i gatshëm të negocionte me privatin (pra Fusha) për një hapësirë që është në pronësi të bashkisë së Tiranës.

“Do të marrë kohën e vet që të negociojmë maksimumin për interesin e Bashkisë” - tha Veliaj duke u ankuar se sot Bashkia e Tiranës ka rreth 100 zyra me qera. Veliaj nuk dha më shumë detaje, por u kuptua që bashkia do japë parkimin për të marrë zyra te kullat që mund të ndërtohen.

Pikëpyetjet dhe paqartësitë vijojnë ta rrethojnë ende idenë e re të bashkisë së Tiranës për projektin e Teatrit edhe pse vijon të shitet si dëgjim për kërkesat e artistëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin

U duk se ishin harruar, por një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së mërkurës. Lëkundja me mangitudë 3 e shkallës Rihter e kishte epiqendrë...

21:02

Rast i dyshuar me koronavirus në Sarandë

Edhe pse deri më tani nuk ka të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus, rastet e dyshuara vijojnë të shfaqen. Dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se...

15:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI