Flash

Vdekja e Nexhmije Hoxhës, reagon i biri: Jemi krenarë për të, ia dedikoi jetën atdheut

Lapsi.al 26 February 2020
Vdekja e Nexhmije Hoxhës, reagon i biri: Jemi krenarë për

Djali i diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmijes, Iliri ka konfirmuar lajmin se nëna e tij ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në një njoftim, ai ka dhënë të gjitha detajet e varrimit të të vesë së diktatorit Hoxha, duke u shprehur se ajo dhe i ati jetën e tyre ia dedikuan Shqipërisë.

“Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë,”-bën me dije Ilir.

Gjithashtu mësohet se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, pranë eshtrave të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.

Reagimi i plote

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha. Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë. Me respekt Ilir Hoxha. Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt. Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.

Të këshilluara

Rast i dyshuar me koronavirus në Sarandë

Edhe pse deri më tani nuk ka të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus, rastet e dyshuara vijojnë të shfaqen. Dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se...

15:35

Vriten me armë vëlla e motër në Rrëshën

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Burimet paraprake bëjnë me dije se kanë humbur jetën 2 p...

21:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI