Flash

Kreu i antimafias italiane: Shqiptarët po marrin terren në trafikun e kokainës

Lapsi.al 25 February 2020
Kreu i antimafias italiane: Shqiptarët po marrin terren në trafikun e

Shqiptarët vijojnë të zënë një vend të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut të kokainës në Itali. Në një intervistë për Ora Neës, kreu i Antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho deklaron se në shumicën e rasteve ata bashkëpunojnë me grupe kriminale vendase, por edhe në mënyrë individuale. Për autoritetet italiane Shqipëria mbetet sërish vendi kryesor i prodhimit të mariuanës si dhe shprehin shqetësimin e rritjes së influencës së shqiptarëve në trafikun e kokainës dhe drogave të tjera në vendin fqinj.

“Grupet kriminale shqiptare kanë tashmë një përfaqësim të madh në territorin italian ku ekzistojnë grupe shqiptare që menaxhojnë trafikun e lëndëve narkotike, herë në aleancë me grupet mafioze italiane, e herë në autonomi. E ku fakt dëshmon se aktiviteti kriminal shqiptar në Itali është veçanërisht i gjerë e shtrihet dhe në vendet e tjera të Evropës. Vetë kjo mafia menaxhon importimin e kokainës nga vendet prodhuese e ka ngritur një rrjet për pritur e marrë këto ngarkesa me drogë në porte të ndryshme të detit Tirren e në Evropën Veriore” – thotë De Raho.

“Shqipëria është një vend me të cilin kemi vendosur një raport e bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës, por që po impenjohet në sfidën e luftës ndaj saj, Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm i tranzitit të drogës si dhe mjaft vende të tjera, por e identifikoj më shumë si një vend i prodhimit e transportit të marijuanës se sa një vend për tranzitimin e kokainës” – thotë De Raho.

Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Antidrogë në Itali, Gjeneral Giuseppe Cuchiara, thotë se Shqipëria mbetet vend i rëndësishëm i prodhimit të marijuanës. Në një aktivitet për politikat antidrogë organizuar në romë ku mori pjesë edhe Shqipëria u theksua se rrugët e trafikimit të drogave janë në evolucion të vazhdueshëm që nga avionët deri te nëndetëset, materialet e ndërtimit, automjetet etj. Afera ekonomike e biznesit të drogës në botë përllogaritet të jetë 450 miliardë euro në vit.

Të këshilluara

Vriten me armë vëlla e motër në Rrëshën

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Burimet paraprake bëjnë me dije se kanë humbur jetën 2 p...

21:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI