Flash

Rama flet nga Moska: Pse do takohem me kryediplomatin rus Sergey Lavrov

Lapsi.al 25 February 2020
Rama flet nga Moska: Pse do takohem me kryediplomatin rus Sergey Lavrov

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Moskë, nën petkun e vendit që ka drejtimin e OSBE-së. Të mërkurën pritet të takohet me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov për të folur rreth konfliktit me Ukrainën.

“Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodh, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në krahinë” - tha Rama në një intervistë për TCH.

Por Rama shprehet se për sa i përket qëndrimit të Shqipërisë është e qartë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është i paligjshëm. Sa u takon marrëdhënieve ruso-shqiptare, Rama thotë se do të tregohet i kujdesshëm.

“Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë për impulset me Moskën. Ka disa aspekte të rëndësishme të natyrës strategjike mbi të cilat ne si anëtarë të NATO-s si pjesë e familjes së Europës së bashkuar. Patjetër që ka jo pak gjëra që mund të na ofrojnë në interesa të përbashkëta. Nuk cenojnë dhe nuk anashkalojnë aspektet e panegociueshme strategjike” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI