Flash

Autobusi nga Italia alarmon Francën: Shoferi vetëm kollitej, pasagjerët mbyllen në karantinë

Lapsi.al 24 February 2020
Autobusi nga Italia alarmon Francën: Shoferi vetëm kollitej,

Një autobus i ardhur nga Milano ka shkaktuar panik të madh në Francë. Autobusi italian është ndaluar menjëherë nga autoritetet franceze ndërsa dyshimi kryesor ishte tek shoferi i autobusit i cili kishte një kollë shumë të fortë dhe të vazhdueshme.

Pas një bllokimi dy-orësh në autobus, pasagjerët u zbritën dhe u morën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërsa shoferi u dërgua menjëherë në spital për t’u ekzaminuar për virusin vdekjeprurës.

Alarmi në rritje tashmë ka shkaktuar pyetje nëse vendet evropiane do të duhet të mbyllin kufijtë e tyre – megjithëse BE tha sot se nuk po planifikonte të kufizonte udhëtimet në zonën Shengen të paktën ‘për momentin’.

Frika në Lyon erdhi menjëherë pasi një aeroplan pasagjerësh italian u mbajtën në Mauritius për shkak të frikës së virusit, me dhjetëra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto, rajonet me ndikimin më të keq të koronavirusit, iu tha të ktheheshin në shtëpi ose të mbylleshin në karantinë.

40 nga 224 personat në bord përfundimisht zgjodhën të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, ku 50 000 njerëz janë vendosur mbyllur në banesat e tyre, shkollat janë mbyllur dhe aktivitet jashtë banesave janë pezulluar. Deri më tani në Itali janë konfirmuar 6 viktima nga Koronavirusi. /TCH

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI