Flash

Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti i Shkodrës

Lapsi.al 23 February 2020
Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti i Shkodrës

Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti për qarkun e Shkodrës, Ahmet Osja. Profesori i Shkencave Bujqësore ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u lind në Shkodër më 1939. Ai ishte Profesor i shkencave bujqësore dhe mbante titullin "Mjeshtër i Madh", i dhënë nga presidenti i Republikës në vitin 2009. Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

1982 - 1991 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

2009 - Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës.

2009 - Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja " Mirënjohja e Qytetit" .

2009 - Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare

2010 - Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.

2016 - Honoris causa

Image

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI