Flash

Ilir Meta replikon me Mark Markun për tubimin e 2 marsit

Lapsi.al 22 February 2020
Ilir Meta replikon me Mark Markun për tubimin e 2 marsit

Presidenti Meta  i është përgjigjur analistit Mark Marku, i cili tha sot në emisionin “Kjo Javë”, se Rama po përpiqet t’i marrë Kreut të Shtetit kompetencat.

Me një shënim në Facebook, Meta shkruan se problemi i vërtetë është përpjekja mafioze, sipas tij, e kryeministrit për të marrë Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Shtetit ka bërë edhe njëherë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e paralajmëruar më 2 mars.

Postimi i plotë:

I dashur Profesor Mark Marku!

Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!

Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë!

Të këshilluara

Meta publikon mesazhet e tubimit të 2 marsit

Më 2 mars presidenti thërret qytetarët të zbresin në shesh për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Cdo ditë kreu  i shtetit del në deklarata pë...

14:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI