Flash

Kryemadhi: Do jem në tubim në 2 mars si qytetare dhe si nënë

Lapsi.al 22 February 2020
Kryemadhi: Do jem në tubim në 2 mars si qytetare dhe si nënë

Pas presidentit Ilir Meta edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat, Kryemadhi e konsideron Gjonaj një “alabake rrugësh” që falsifikon dokumenta.

Madje, Kryemadhi zbulon se ministrja ka edhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës. Kryetarja e LSI-së tha se do jetë në tubimin e 2 marsit si qytetare dhe si nënë.

“Akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe, e cila ka dhe lidhje familjare me presidentin e republikës. Akoma nuk ka kthyer përgjigje pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë të Drejtësisë.

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë.

Por ama, një ministreshë, që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës së fëmijëve të shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve.

Siç merr guximin, një alabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë.

Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e gojën Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë.

Kjo alabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën po kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të Presidentit, mendoni që një njeri pa përgjegjësi më të vogël ndaj PS dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me jetën e shqiptarëve. Unë do jem në 2 mars në Bulevard si qytetare dhe si nënë”, – tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Moti, në mesditë nisin reshjet e shiut

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë vendin...

10:11

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI