Flash

Ndjekje si nëpër filma në Krujë, dy të arrestuar

Lapsi.al 22 February 2020
Ndjekje si nëpër filma në Krujë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi qarkullonin me makinë të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Policia e Krujës ka zbardhur disa raste vjedhjesh të këtyre personave, ndërsa i sekuestroi 2 makina "Benz"

Në pranga u vunë shtetasit A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras. Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

"Këta shtetas, më datë 20.02.2020, duke udhëtuar me një mjet tip "Benz", i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri  prej tyre ka mundur të largohet", sqaron policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dy ngjarjeve të ndodhur në 2019.

Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip "BMË", në pronësi të shtetasit E. Ll.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit  Sh. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë " dhe "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Të këshilluara

Sulmohet barbarisht vetura e Arlind Qorit

Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sul...

20:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI