Flash

Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë 15 rrugë të tjera

Lapsi.al 21 February 2020
Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë 15 rrugë

Mediat italiane i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në portin e Vlorës ku u sekuestrua trageti i linjës së Brindisit për shkak se në brendësi të tij u gjetën mbetje të rrezikshme. mediat lokale e kane quajtur skandaloz faktin që nga portet e tyre ka kaluar pa asnjë kontroll një ngarkesë e tillë. “Quotidiano di Puglia” raporton fillimisht lajmin sipas asaj që ka publikuar policia shqiptare për operacionin që çoi në pranga 6 persona, mes të cilëve kapiteni i anijes “S.T. Damian” dhe zv.kapiteni i saj.

Sipas të njëjtave burime në brendësi të anijes u gjetën disa dhjetëra qese të zeza që përmbanin 40 metra kub tekstil me fije qelqi, të cilat sipas të arrestuarve ishin lënë atje pas ristrukturimit të anijes, një material që do të përdorej për izolim nga uji. Sipas hetuesve shqiptarë, megjithatë, një fibër e tillë mund të përmbajë asbest dhe mund të groposej në mënyrë të paligjshme në fshatrat përreth Vlorës.

U gjetën gjithashtu edhe 10 fuçi me markën Eni. Sipas ekuipazhit ato përmbanin karburant për anijen, por autoritetet shqiptare dyshojnë se ajo mund të jetë një mënyrë për të fshehur lëndë të tjera të rrezikshme, si pesticidet. Mostrat e këtyre materialeve janë marrë për tu analizuar në laborator. Mbi të gjitha, ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është mungesa e dokumenteve shoqërues që vërtetojnë origjinën e këtyre mbetjeve, dokumentet e blerjes dhe ato të autoriteteve doganore të Brindizit.

Agjentët shqiptarë e përcaktuan ngarkesën "të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut". Sipas të dhënave ajo ishte porositur nga kompania shqiptare "Delfini 1". Administrata e kompanisë, Elisabeta Çuni, u arrestua së bashku me pronarin e ndërmarrjes tjetër “Kornuzi”. Sipas të dhënave të medieve italiane këto kompani kishin marrë edhe 15 ngarkesa të tjera nga Italia.

Në një reagim të Ugo Patroni Griffi, president i Autoritetit Portual të Brindizit thuhet se: "sipas autoriteteve italiane, mbeturinat janë dërgesa normale (dyshekët, materialet, etj.), për të cilat kompania normalisht disponon me kontratën e duhur me një kompani të specializuar shqiptare. Meqenëse ka një hetim, bllokimi është i domosdoshëm ”- thotë ai. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=167&v=zetOY-DAvt4&feature=emb_title

Të këshilluara

Sulmohet barbarisht vetura e Arlind Qorit

Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sul...

20:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI