Flash

Trafiku i klandestinëve, 3 të arrestuar në Korçë, një në kërkim

Lapsi.al 21 February 2020
Trafiku i klandestinëve, 3 të arrestuar në Korçë,

Policia e Korçës arrestoi tre persona ndërsa shpalli një tjetër në kërkim, të cilët akuzohen pë dhënien e ndihmës së paligjshme për kalimin e kufirit nga shtetasit e huaj.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Korçës, në pranga janë vënë shtetasit me inicialet: M. D., 46 vjeçe, banuese në Korçë, V. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe N. D., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi me inicialet: N. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për "Kontrabanda me mallra të tjera".

Këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip "BMË-X5" në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë" e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Të këshilluara

Xhamajka njeh Kosovën si shtet të pavarur

Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotw se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pa...

21:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI