Flash

VIDEO/ Studenti i ndërpret fjalën Ramës, nxirret zvarrë jashtë nga truprojat

Lapsi.al 20 February 2020
VIDEO/ Studenti i ndërpret fjalën Ramës, nxirret zvarrë

Një aktivitet i Universitetit të Mjekësisë ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar edhe aq vaj për kreun e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është përballur me një situatë të pakëndshme pasi është ndërprere nga njëri prej studentëve që ishte në sallë. Fjalët e tij nuk i kanë pëlqyer shefit të mazhorancës që edhe pse u mundua të ruante qetësinë, urdhëroi me delikatesë që i riu të shoqërohej jashtë.

Dhe fjala e “të madhit” nuk bëhet dy, truprojat e kryeministrit e kanë kapur “për zhelesh” studentin për ta nxjerrë jashtë. Në një video që ja siguruar lapsi.al dëgjohet pak nga ajo që thotë i riu, por kuptohet se ai është i pakënaqur nga ajo që ofron sot arsimi i lartë në vend i cili favorizon të pasurit. Fjalët e të riut janë shoqëruar me duartrokitje nga salla.

“A e dini që ata që arsimohen sot janë vetëm të pasurit. Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor "Rama ik" dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen, por ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor unë mund t’i përgjigjem edhe asaj pyetjeje. Kjo është e pavërtetë” – tha Rama duke shtuar: “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, - tha ai pasi dëgjoi studentin.

Studenti nuk pati mundësi të thoshte ato që donte pasi truprojat e Ramës e shoqëruan menjëherë jashtë sallës. Ramës iu rikthyen menjëherë në mendje imazhet e përballjeve me studentët në dhjetorin e 2018-ës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI